Burrel, gjendet e vdekur një punonjëse e spitalit

spitali-i-burrelit

Është gjetur e pajetë gjatë orarit të punës një punonjëse e spitalit të Burrelit. 61-vjeçarja me inicialet T.T, që punonte si laborante në këtë spital, është gjetur pa shenja jete nga punonjësit e tjerë të spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë, të cilët pas kontrollit që i kanë bërë kufomës, nuk kanë gjetur shenja dhune në të.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se e ndjera ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Burimi: Gazeta Dita

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet