Studim: 1 vezë në ditë ju shpëton nga goditja në tru

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e goditjes në tru me 12%, ka zbuluar një studim i ri.

Ky studim tregon gjithashtu se konsumimi i më shumë se një veze në ditë nuk ka asnjë lidhje me sëmundjet koronare të zemrës.veze-e-zier

Këto përfundime, të publikuara tek revista “American College of Nutrition”, kanë dalë pas vëzhgimit dhe analizimit që u janë bërë studimeve të mëparshme të viteve  1982 – 2015.

Në këto studime, ku janë përfshirë më shumë se 275 vullnetarë, janë bërë krahasime mes ushqyerjes me vetë dhe sëmundjeve koronare të zemrës e goditjes në tru.

“Vezët kanë shumë vlera ushqyese, përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët mund të ulin stresin oksidativ dhe inflamacionin”m tregon dr. Dominik Alexander, nga Instituti EpidStat në SHBA.

“Ato janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, të cilat ulin tensionin e gjakut”, shton ai.

Një vezë përmban 6 gramë proteina dhe antioksiduesit lutein dhe zeaxanthin, që gjendet tek e kuqja e vezës, së bashku me vitaminat E, D dhe A.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?