Infeksioni i fytit desh i mori jetën 19-vjeçares

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Jess Lewin, 19 vjeçe nga Plymouth, Angli, mendoi se kishte vetëm dhimbje grykësh, por, pasi shkoi në spital, zbuloi se ishte në rrezik për jetën. Mjekët zbuluan se ajo kishte një infeksion të gjakut, i quajtur sepsis, i cili është shumë i rrezikshëm. Sepsis shfaqet kur trupi përpiqet fort të luftojë një infeksion dhe ndërpret furnizimin e gjakut në organet vitale.jess-lewin

Vajza ishte ndjerë keq një ditë tek puna dhe kishte marrë leje për të pushuar. Në vend që të shërohej, gjendja e saj sa vinte e përkeqësohej.

“Ndihesha jashtëzakonisht keq. Në fund të javës fillova të ndihesha e dehidratuar, e lodhur dhe kisha diarre”, tregon ajo.

“Po përkeqësohesha gjithmonë e më shumë. Postova një status në Facebook, ky pyeta miqtë se çfarë mund të kisha dhe të gjithë më thanë se ishte grip”.

Në fakt, simptomat e saj, si temperaturë, të vjella, dhimbje lidhen me këtë sëmundje, por rezultoi se ajo kishte diçka më të rëndë.

Pasi bërë një skaner, Jess iu nënshtrua menjëherë dy operacioneve të vështira, njërin për të hequr vezoren e majtë, pasi ishte infektuar keq, ndërsa tjetri për t’i futu një trakeostomi, një tub në qafë që e ndihmonte për të marrë frymë.

Infeksioni i ishte përhapur në të gjithë trupin, ku i kishte shkaktuar dëmtime serioze në mushkëri, mitër dhe vezoren tjetër.

Fatmirësisht, doktorët arritën ta shpëtonin.

Vajza kaloi 4 javë në gjendje kome dhe në një kujdes intensiv. Pas 7 javësh fizioterapi intensive në spital, Jess arriti të shkojë në shtëpi.

Infeksioni nuk i është larguar akoma krejtësisht, pasi ka akoma probleme me frymëmarrjen dhe lodhet shpejt. Ai i ka shkaktuar gjithashtu hollim të flokëve.

Megjithatë ajo ndihet me fat se arriti të mbijetonte dhe jep një mesazh për të gjithë duke i inkurajuar njerëzit që të trajtohen shumë herët dhe mos t’i neglizhojnë simptomat, përpara se sëmundja të avancojë dhe të jetë tepër vonë.

“Ka shumë njerëz që nuk e dinë se çfarë është sepsis. Të tregohem e ndershme, as unë nuk e dija më parë. Simptomat e tij janë si të gripit, por mund të përkeqësohen më shumë.

Simptomat e këtij infeksion janë: zbehje, marramendje, diarre, të përziera dhe të vjella, problem në të folur, dhimbje të shumta të muskujve, problem me frymëmarrjen, prodhim më të ulët të urines se normalja etj.

Burimi: Express.co.uk / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?