Sa më i pasur të jesh, aq më mirë fle?!

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

pagjumesi

Një studim i fundit, i kryer nga Këshilli i Gjumit, ka zbuluar se njerëzit që fitojnë më shumë para flenë më mirë se ata që fitojnë më pak ose janë të papunë.

Kjo nuk është për t’u habitur thotë Sara Arber, profesoreshë e sociologjisë tek Universiteti Surrey, e cila ka bërë kërkime në lidhje me pasurinë dhe gjumin.

“Njerëzit që janë pa punë ose kanë të ardhura të ulëta janë më shumë të shqetësuar dhe të stresuar, prandaj kanë probleme me gjumin”.

Ambienti ku flini gjithashtu mund të ndikojë në gjumë. Nëse të duhet të flesh në divan ose në një pallat shumëkatësh me mure të holla, mund të shqetësohesh më shumë gjatë natës, sesa kur fle në një shtëpi private, në periferi.

Dr. Idziwoski thekson se njerëzit e pasur zakonisht bëjnë edhe një mënyrë jetese të shëndetshme dhe ushqehen mirë, dhe të dyja këto kontribuojnë në një gjumë të mirë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale