“Çdo ditë është luftë për të”, i sapolinduri peshon vetëm 390 gramë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Rayden Isavic Mondragen ka ardhur në jetë më 20 shtator, por  jo si të gjithë foshnjat e tjerë. Kur lindi ai ishte vetëm 26.7 cm dhe peshonte 396 gramë, më pak se një shportëz me luleshtrydhe. Ai ishte aq i vogël sa edhe unaza e martesës së të atit mund t’i futej në këmbë.rayenn

Nëna tij Marissa, vetëm 23 vjeçe, tregon se janë shokuar kur e kanë parë djalin.

“Na shokoi të gjithëve – gjithmonë na habit. Prisnim të kishim më shumë probleme me të, por ai po ia del shumë mirë”.

Marisa kishte pasur një shtatzëni të suksesshme, derisa bëri një kontroll rutinë në javën e 21-të për të parë nëse kishte sindromën Down.

Rayden lindi para kohe, në javën e 21-të, pasi nuk merrte oksigjen dhe lëndë ushqyese nga placenta dhe rrezikonte të vdiste në mitër.

Prandaj mjekët vendosën që të kryenin operacionin me metodën cezariane, edhe pse gruaja sapo kishte hyrë në muajin e 6-të të shtatzënisë.

“Në fillim nuk doja që ai të lindte para kohe”, tregon Marissa.

“Po nuk doja që t’i rrezikoja jetën”.

Menjëherë pas lindjes ai është vendosur në inkubator. Mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe të pazhvilluara, ndërsa sistemi tretës nuk po funksiononte siç duhej.

Pavarësisht gjendjes së tij, Rayen arriti t’ia dalë. Edhe pse është akoma shumë i vogël për moshën që ka, organet po i funksionojnë siç duhet dhe deri tani nuk ka shfaqur asnjë problem me trurin.

rayden

“Ka qenë një muaj shumë i vështirë dhe kemi pasur pak frikë. Fatmirësisht Rayden po bëhet çdo ditë e më i fortë. Çdo ditë është luftë për të, gjithsesi është mrekulli për ne që e kemi pranë” e mbyll rrëfimin nëna e tij.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet