Të pini lëngun apo të hani frutin? Ja zgjidhja e dilemës suaj!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

lenguJu mund të jeni të vetëdijshëm se lëngjet e frutave mund të jenë burim i sheqerit, por, për çudi, ju gjithashtu mund të dini se ato llogariten si një mënyrë e mirë për të marrë vitaminat e nevojshme prej frutave.

Problemi me lëngjet e frutave është se ato kanë kalori që nuk na ngopin,  thotë Sonya Angelone, zëdhënëse e Akademisë së të Ushqyerit dhe dietologe ne SHBA. Kjo do të thotë se ne nuk do të ndihemi të kënaqur dhe do të konsumojmë më shumë ushqim për ta kompensuar. Gjithashtu, konsumimi i frutave ju ndihmon të merrni më shumë fibra, thotë ajo, gjë e cila nuk ndodh gjatë konsumimit të lëngjeve të frutave.

Ndërsa kur bëhet fjalë për lëngjet 100% natyrale, ato ofrojnë të njëjtat vlera ushqyese si frutat, por pa fibra të dobishme,” thotë Angelone. Ajo, vë në dukje, se lëngu 100% natyral mund të ofrojë deri në gjysmën e frutave dhe perimeve të rekomanduara për konsumim ditor.

Lëngjet gjithashtu kanë flavonoide dhe karotenoide, si dhe ushqyes të tillë si vitamina A dhe C, kalium dhe folate.

Angelone pajtohet: ” Lëngjet e frutave 100 % natyrale mund të jenë pjesë e një dietë të shëndetshme, por vetëm nëse konsumohen në sasi të vogla”. Sigurisht që çdo gjë e tepruar dëmton njëlloj apo dhe më shumë se sa mungesa e saj!

Burimi: glamour

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit