Epilepsia, rritet numri i të prekurve, ja kush rrezikon

epilepsi 3

Sëmundja e tokës, apo epilepsia në gjuhën mjekësore, prek 1.5% të popullsisë shqiptare. Në vendet e zhvilluara kjo shifër është më pak se 1%.  Nëj vit më parë Shërbimi i Neurologjisë ka regjistruar 2738 raste të reja, të cilat zënë 47% të sëmundjeve kronike të sistemit nervor qendror. Mjekët ngrenë alarmin për shifrat në rritje, ndërkohë që pohojnë se në shumicën e rasteve shkaqet janë të papërcaktuara. Dy kategoritë më të rrezikuara janë fëmijët deri në 5 vjeç dhe të moshuarit mbi 60 vjeç. Njohja prej tyre e tipologjisë së kësaj sëmundjeje është e domosdoshme për faktin se pikërisht në qendrat shëndetësore është kontakti i parë i personave me probleme dhe mjekëve. “Studimet tregojnë se numri i atyre që vuajnë nga epilepsia në vendet në zhvillim është dy herë më i madh, duke u krahasuar me vendet e industrializuara. Një nga arsyet e kësaj diference qëndron në ndryshimet e nivelit social”,pohojne specialistet. Mjekët e familjes duhet të zgjerojnë njohuritë tyre për format e ndryshme të epilepsisë. Shefja e Shërbimit të Neurologjisë, Jera Kruja, theksoi se 75% e të prekurve nga epilepsia mund të shërohen nëse kapen në kohë dhe i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës