Veshkat tuaja janë në rrezik. Ja shenjat që ju paralajmërojnë

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

veshka-eVeshkat janë thelbësore për shëndetin tuaj, ato pastrojnë dhe çhelmojnë trupin, si dhe filtrojnë gjak në baza ditore.

Ato janë të vendosura nën brinjë. Eleminojnë mbeturinat dhe lëngjet e tepërta nga trupi, rregullojnë nivelet elektrolite, rregullojnë presionin e gjakut dhe mbajnë kockat të forta dhe të shëndetshme.

Nëse veshkat janë të rrezikuara dhe funksioni i tyre pengohet, shëndeti juaj është në rrezik. Prandaj, është me rëndësi të madhe të mësoni të dalloni shenjat e trupit që tregojnë dëmtimin e veshkave:

Ndryshime në urinim:

  • Probleme me procesin e urinimit
  • Ngjyrë e zbehtë e urinës, nevojë e shpeshtë për urinim, dhe në sasi të mëdha
  • Urinë e shkumëzuar
  • Urinë e errët, zvogëlim i nevojës për urinim, apo sasi e reduktuar e urinës
  • Urinim i vazhdueshëm gjatë natës
  • Presion gjatë urinimit

Shije metalike në gojë: Për shkak të depozitave të mbeturinave në gjak, një person mund të ketë frymë të keqe apo një shije të ndryshme( krahasuar me ditët e tjera) në gojë. Në rast të dëmtimit të rëndë të veshkave, personi mund të përjetojnë një ndryshim të madh në shijen e disa ushqimeve, si dhe oreks të dobët.

Lodhje: Në rastin e veshkave të shëndetshme, ato prodhojnë (erythropoietin), i cili është një hormon që prodhon qelizat e kuqe të gjakut të cilat furnizojnë me oksigjenin e nevojshëm trupin. Nëse numri i qelizave të kuqe të gjakut ulet, personi përjeton lodhje të trurit dhe dëmtim të muskujve. Kjo është një shenjë e zakonshme e anemisë të rëndë.

Dhimbje: Një tjetër shenjë e zakonshme është dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës dhe dhimbja mund të shoqërohet me gurë në veshka apo infeksione.

Irritim i lëkurës: Depozitat e mbeturinave mund të çojnë në probleme me veshkat dhe lëkura mund të irritohet dhe të skuqet. Mbetjet e akumuluara në gjak, mund ta bëjnë lëkurën të irrituar dhe të thatë. Kjo mund të lehtësohet pak me përdorimin e kremrave të posaçëm, por problemi i vërtetë është i brendshëm, dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Burimi: healthyfoodhouse

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës