Lajm i keq për të gjithë ata që kanë mace. Ja sa i rrezikshëm është një kafshim i tyre

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

4 në 5 raste të kafshimeve nga kafshët nuk shkaktojnë rreziqe të mëdha në shëndet dhe nuk kërkojnë kujdes të veçantë mjekësor.mace

Por ka edhe raste kur shëndeti rrezikohet jashtë mase. Kjo ndodh veçanërisht kur kafshimi ndodh në zonën e dorës, sepse kyçet dhe tendinat janë më pranë sipërfaqes dhe mikrobet shpërndahen më me lehtësi. Rreth 80% e kafshimeve të maceve në dorë kalojnë në infeksion dhe sipas Institutit Kombëtar të Kujdesit Shëndetësor, kafshimi i maces, sidomos në dorë, mund të shkaktojë një infeksion të rëndë dhe pamundësi të përkohshme të lëvizjes së dorës, nëse nuk merret trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Në rastet më ekstreme, kur pas kafshimit të maces në dorë nuk është marrë trajtimi mjekësor, infeksioni mund të përhapet në të gjithë trupin.

Edhe pse rastet më të përhapura të kafshimit nga kafshët janë ato nga qentë, më të rrezikshmet në aspektin e infeksionit që shkaktojnë janë macet. Kjo për arsye se macet janë më “të pista”, të gjitha kafshët kanë baktere në pjesën e gojës, por është mënyra se si ato kafshojnë që përcakton rrezikshmërinë e secilës. Kafshimi nga qentë lë shenja shumë të dukshme, pasi plaga është më e madhe, por macet shkaktojnë plagë më të thella duke i futur bakteret shumë thellë në trupin tonë. Theksojmë se më të rrezikuar nga infeksionet janë personat me sistem të dobët imunitar.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës