Reperi shqiptar ndan një fond marramendës për të sëmurët

noizy

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Reperi më i suksesshëm shqiptar, Noizy ka ndërmarrë një nismë në bashkëpunim me Spitalin Continental për t’u ardhur në ndihmë pacientëve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë ndërhyrje të vështira kirurgjikale.

Revista Who ka mësuar se reperi ka çelur një fond të veçantë prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira, përfshirë këtu edhe ndjekjen me kura për kancerin.

Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur edhe në profilin e tij në Instagram, ku u ka bërë thirrje ndjekësve që t’i shkruajnë nëse njohin njerëz në nevojë.

Spitali Continental është i specializuar në trajtimin e të gjithave sëmundjeve ortopedike, operojnë problemet e brendshme në bark, operacione interno, përfshirë këtu edhe kancerin etj – por këto janë tre shtyllat kryesore.
Nëse njihni dikë, ju lutem më kontaktoni në email: Shpenzimet e operacionit janë të gjitha Zero”, shkruan reperi në profilin e tij në Instagram.

“Continental” është spitali më i ri në kryeqytet që ofron një shërbim mjekësor të fokusuar te pacienti, lehtësisht të arritshëm dhe të përballueshëm financiarisht për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Me moton “Për ju, për familjen, për jetën”, dera e madhe e spitalit Continental mirëpret këdo që ka nevojë qoftë për një konsultë të thjeshtë mjekësore deri tek ndërhyrjet më të vështira kirurgjikale.

spitali-continental

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën