Një kafe në mëngjes, kur edhe studimi i fundit thotë…

Pasi kemi mësuar se kafja pakëson rrezikun për diabet, një studim i ri tregon se ndikon pozitivisht edhe për shikimin. Ja pse:

KafeinaSipas një studimi te ri te realizuar nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, kafeja iu bën mire edhe syve. Acidi klorogjenik qe gjendet tek ky produkt parandalon dëmtimin e retinës qe mund te vije nga kalimi i moshës. Ky antioksidues i fuqishëm i mban sytë te shëndetshëm.

Për këtë studim janë marre për eksperiment minjtë. U pa ne fund se atyre qe iu hodh acid klorogjenik nuk iu kishte ndodhur asnjë dëmtim i retinës se syrit. Për ta rikujtuar, duhet thënë se retina është një cipe e holle qe ndodhet tek pjesa e prapme e syrit, e cila merr dhe organizon gjithë informacionin vizual. Ajo ka nevoje për një sasi goxha te larte oksigjeni. Pa këtë te fundit, retina mund te dëmtohet nga stresi oksidatif dhe për pasoje prodhohen radikalet e lira, te cilat me pas shfaqin lezionet okulare dhe humbjen e shikimit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim