Mungesa e këtij minerali rrezikon shëndetin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mungesa e hekurit është një problem shëndetësor global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nuk është vetëm mungesa më e zakonshme tek njerëzit në të gjithë botën, por është gjithashtu shkaktari i zakonshëm i anemisë, duke rritur kështu rrezikun për dështim të zemrës.mish

Dietologia  Natalie Parletta, nga Universiteti i Australisë Jugore, tregon se mungesa e kësaj lënde ushqyese ka një ndikim serioz në shëndetin e dikujt.

Anemia shkaktohet kur numri i qelizave të kuqe të gjakut ose nivelet e hemoglobinës janë shumë të ulëta, duke penguar kështu në transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në të gjithë trupin. Hekuri nevojitet për hemoglobinën që të transportojë oksigjenin.

Pse është kaq i rëndësishëm hekuri?

Hekuri ka një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike në trup, duke filluar nga transportimi i oksigjenit në gjak, sinteza e ADN-së, frymëmarrja, funksioni i sistemit imunitar dhe prodhimi i energjisë

Mungesa e hekurit mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e përgjithshëm dhe atë të trurit.

Shenjat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit janë: dobësi dhe lodhje, probleme me frymëmarrjen, dhimbje, therje dhe mpirje të këmbëve, dhimbje të shpeshta koke, rënie të flokëve, thonj të brishtë etj (lexo më shumë këtu).

Anemia gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë lindje të parakohshme të fëmijës, si dhe tension të lartë të gjakut ose diabet.

Hekuri: sa, si dhe me çfarë ta konsumojmë!

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani