QKEV: 1246 profesionistë të shëndetësisë me 0 kredite

Në qershor Ministria e Shëndetësisë vendos për “fatin” e profesionistëve

Esido Barkaj

Sipas raportit të hartuar nga Qendra Kombëtare e Edukimit të Vazhdueshëm në vendin tonë, janë rreth 1246 profesionistë si mjek, farmacist dhe stomatolog që nuk kanë arritur të marrin asnjë kredit. Ligji i kujdesit shëndetësor parashikon ndërprerje të kontratës së punës nga për mjek familje 5individët që rezultojnë me 0 kredite. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, Sonila Meçaj, shefja e sektorit të monitorimit të cilësisë pranë QKEV-së shprehet se ministri i Shëndetësisë është vënë në dijeni për situatën dhe ka caktuar si afat muajin qershor për të vendosur se çfarë do të bëhët më këta joprofesionistë.

Ku konsiston ecuria e edukimit të vazhdueshëm të profesionistëve si mjekët, farmacistët dhe stomatologët?

Procesi i edukimit në vazhdim për profesionet e shëndetësisë si mjekët, farmacistët dhe dentistët është proces i detyruar sipas dokumentit rregullator të certifikimit dhe i bazuar në nenin nr.33 të ligjit të ri për kujdesin shëndetësor. Që prej vitit 2010 ka filluar cikli i parë i edukimit për këta profesionistë me detyrimin për mjekët që të arrijnë 150 kredite, ndërsa farmacistët dhe dentistët është 100 kredite. Të gjithë profesionistët e lartpërmendur duhet t’i arrijnë këto kredite deri në fund të vitit 2014. Qendra Kombëtare të Edukimit në Vazhdim regjistron të gjitha të dhënat e profesionistëve që janë aktualisht në punë. Përveç regjistrimit dhe krediteve që ata arrijnë të grumbullojnë, një aspekt tjetër është edhe akreditimi i aktivitetit të tyre në vazhdim. Këto aktivitete janë të llojeve të ndryshme si konferencat, seminaret dhe trajnimet e tjera të vogla që zhvillojnë vetë institucionet shëndetësore.

Nga vlerësimet e QKEV si paraqitet niveli profesionist? Rezulton që ka mjek me 0 kredite…

QKEV në fund të vitit bën një raport ku shikon dhe ecurinë e procesit të ricertifikimit dhe është e vërtetë që ka mjek,farmacist dhe dentist profesionist me 0 kredite. Në të vërtetë ka mundësi që ky numër të jetë më e madhe se sa është në të vërtetë, sepse mund të ketë profesionistë të punësuar gjatë këtij viti dhe në momentin që ne po flasim nuk i kemi të regjistruar kreditet e tyre.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 majit 2014 të “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim