Fytyra me kopjativ? Ç’po ndodh me të rinjtë sot?

kirurgji-plastike-estetike

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Duhet të jesh i/e bukur. Kjo nënkupton buzë të trasha, hundë “franceze”, mollëza të ngritura, gjoks të madh… Ose të paktën kjo është ajo ç’ka mendojnë të rinjtë sot, shumë prej të cilëve i drejtohen kirurgjisë plastike për të rregulluar ato që i përkufizojnë si defekte. Në fakt, mjekët dermatologë, ORL dhe kirurgë plastikë të cilët janë të parët që përballen me këto pretendime, këmbëngulin se shumë të rinj kanë kërkesa jorealiste për fytyrën dhe trupin e tyre. Në fakt, vajzat e reja jo rrallë vendosin të ndryshojnë veten për shkak të dëshirave të të tjerëve, jo se vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë, pa kuptuar aspak dëmin që po i shkaktojnë vetes. Për gjithë këtë, gazeta “Shëndet+” i është drejtuar mjekëve që merren pikërisht me kirurgjinë estetike, të cilët sjellin shembuj dhe argumentojnë se çfarë po ndodh. Lexoni deklaratat e tyre më poshtë:

Entela Shkodrani, dermatologe: “Shpërfytyrimet” estetike, çështje mendësie!

Kirurgjia plastike, Violeta Dajçi: Profesionistët e vërtetë respektojnë anatominë!

Kirurgjia plastike, Blerta Gjoni: Gabimi fillon kur pacienti shihet si biznes

Kirurgjia plastike, Sokol Isarai: Kërkesa për të ndryshuar duhet të jetë e brendshme

Kirurgjia plastike, Hekuran Braho: Ruajeni fytyrën, ajo shpreh karakterin

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç