Pika të kuqe në duar, këmbë dhe gojë. Ja për çfarë sëmundje paralajmërojnë (VIDEO)

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

semundja-e-duarve-fytitSëmundja e njollave të lëkurës së këmbëve, duarve apo gojës është një sëmundje virale që më së shumti prek foshnajt dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeç. Nuk përjashtohen rastet ku preken edhe të rriturit. Sëmundja prek rreth 200.000 amerikanë çdo vit dhe zakonisht fillon me ethe, humbje oreksi, dhimbje fyti etj. Një ose 2 ditë pas etheve, mund të zhvillohen plagë të dhimbshme në gojë. Ato fillojnë në pjesën e prapme të gojës ose në fyt dhe fillojnë si njolla të vogla të kuqe, ku më pas mund të zhvillohen si në formë ulçerash.

Pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve mund të preken nga pika të vogla të kuqe, gjatë zhvillimit të sëmundjes. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet lehtësisht nga kontakti i mukusit apo pështymës.

Simptomat kryesore të sëmundjes janë:

  • bebe-me-pucraEthe
  • Dhimbje fyti
  • Shkuqje të gjuhës, mishrave të dhëmbëve etj.
  • Puçrra të kuqe në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
  • Nervozizëm
  • Humbje oreksi

Për të paranaluar sëmundjen duhet të lani duart shpesht, duhet të dizinfektoni sendet e prekura nga persona të infektuar dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Burimi: David Wolfe

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"