Ja disa përdorime alternative të birrës që nuk i kishit menduar kurrë më parë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Birra është një nga pijet më të përdorura në mbarë botën. Megjithëse ka një përqindje të caktuar alkoolike në përbërje të saj, birra ju jep disa përfitime shëndetësore nëse konsumohet me moderim.

Ja përdorimet alternative të birrës:

Relakson këmbët e lodhura: pas një dite të lodhshme pune, këmbët janë të sfilitura dhe ju dhembin. Në këto raste një legen me ujë të ngrohtë dhe 1 gotë birrë të tretur në të do t’ju ndihmonte të relaksonit këmbët.

birraUshqen flokët e dëmtuar: birra përmban vitaminë B dhe silic, dy përbërës kyç që stimulojnë rritjen dhe trashjen e flokëve. Pasi keni larë kokën si zakonisht, shpëlajeni atë me 1 gotë birrë. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni përsëri kokën me ujë të bollshëm. Flokët tuaj do të kenë më shumë shkëlqim dhe do të jenë më të shëndetshëm.

Heq qelizat e vdekura të lëkurës: nëse doni të pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur dhe e thatë, bëni një pastë me një lugë birrë dhe pastë luleshtrydhesh. Me pastën e formuar masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në javë. Antioksidantët e gjendur në birrë parandalojnë plakjen e lëkurës.

Shkëlqen mobiljet e drunjta: pas kalimit të viteve, mobiljet e humbasin shkëlqimin e tyre dhe duken më të vjetra. Nëse doni që tavolina e ngrënies, karriget, apo mobiljet e tjera të drunjta të duken si të reja edhe pas kalimit të viteve, pastrojini ato me birrë. Merrni një leckë pambuku, lageni me birrë dhe pastroni mobiljet.

Heq ndryshkun nga tenxheret apo bizhuteritë: acidet e gjendura në birrë ndihmojnë edhe në heqjen e ndryshkut nga objektet metalike. Merrni një sfungjer me sipërfaqe të fortë, lageni me birrë dhe pastroni ndryshkun nga bizhuteritë, tenxheret apo objektet e tjera.

Burimi: Bright Side

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi