Këto janë 3 mitet e seksit oral. Do të habiteni çfarë keni ditur gabim!

ananasSeksi oral është i rrethuar me mite të ndryshme, të cilat shumë çifte i kanë besuar për një kohë të gjatë. Ka nga ata njerëz që besojnë se një pije e shpejtë me  lëng ananasi para se të praktikojnë këtë lloj seksi mund t’ju vijë në ndijhmë. Por ja si qëndron e vërteta:

Sa më shumë lëng ananasi:

Nuk ka nevojë të pini lëng ananasi para seksit oral – kjo nuk do të bëjë që ta shijoni më shumë atë.

Megjithatë, konsumoni shumë pije tropikale pak ditë më parë, kjo po mund të ketë një efekt pozitiv, thonë ekspertët.

Është e njohur se dieta dhe jetesa mund të ndikojnë në zgjedhjet e lëngjeve trupore, por rezultatet nuk mund të shihen menjëherë, thotë trapisti i seksit në Nju Jork, dr. Madeleine Castellanos.

Femrat nuk mund të arrijnë orgazmë nëpërmjet këtij akti:

Harrojeni atë që keni dëgjuar. Është e mundur që gratë të përjetojnë orgazmë përmes seksit oral.

Raportet tregojnë se rreth 80 për qind e grave që kanë vështirësi të arriijnë orgazmë përmes marrëdhënie vaginale, mund ta arrijnë kënaqësinë nëpërmjet seksit oral.

Stimulimi i klitorit, pavarësisht nga metoda, është efektiv në arritjen e qëllimit të dëshiruar.

Nuk ka rrezik për sëmundjet seksualisht të transmetueshme:

Adoleshentët në të gjithë botën gabimisht besojnë se seksi oral nuk ka lidhje me SST.

Një numër i konsiderueshëm i rasteve të sifilizit, janë për shkak të seksit oral të pambrojtur, sipas ekspertëve.

Është e rekomanduar përdorimi i prezervativit për të ulur rrezikun e infeksioneve të padëshiruara.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, zbuluan se rreziku rritet nëse ka ndonjë herpes në gojë.

SST të mundshme që mund të merren përmes seksit oral përfshijnë: klamidia, herpesi, lythat gjenitale, gonorrea dhe HIV./ Gazeta “Shwndet +”

Burimi: dailymail

 

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet