Ju pëlqen të konsumoni vezë? Ja ç’duhet të dini për to!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”dhe Shëndeti Online: Elena Beta

veze-44Vezët ju japinn shumë përfitime, ju ndoshta keni dëgjuar vetëm gjysmën e tyre, kështu që mos u befasoni. E verdha e vezës është pjesa më e rëndësishme e cila është e pasur me proteina, hekur, fosfor, yndyrna, vitamina dhe minerale.

Redukton rrezikun e kancerit të gjirit:

Nëse konsumoni vetëm 6 vezë në javë do të ulni rrezikun e kancerit të gjirit me 44%.

Ju bën mirë për shikimin:

Karotenoidet që ndodhen në vezë, lutein dhe zeaksantina, e bëjnë të qartë vizionin tuaj dhe ndihmojnë sytë të jenë të shëndetshme. Ju do të jeni të mbrojtur edhe nga rrezet UV.

Përmirëson thonjtë dhe flokët:

Në vezë mund të gjenden edhe acide të squfurit, të cilat përmirësojnë shëndetin e flokut tuaj dhe thonjtë. Mineralet si hekur, zink dhe selen që zhvillohen në vezë, ju ndihmojnë për flokë të shëndetshëm.

Mban peshën e trupit:

Nëse ju doni peshë më të mirë të trupit, atëherë vezët janë zgjedhje e përkryer për ju, pasi janë të mbushura me proteina.

Mbajnë kockat e forta:

Vezët janë të pasura me vitaminë D, e cila është tepër e rëndësishme për kockat. Prandaj veza mund të kurojë sëmundje të tilla si osteoporoza si dhe rrit densitetin e kockave.

Burimi: yourhealthycupoftea

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë