Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

Përshtati në shqip për gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Harrojeni çfarë ju kanë thënë në orën e biologjisë…hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar një organ të ri në trupin e njeriut. I njohur si “mesenteri”, deri më tani mendohej se ishte thjesht një strukturë e fragmentuar në sistemin e tretjes, por një studim i ri ka treguar se është një organ i vazhdueshëm.

Hulumtuesit shkencorë shpresojnë që ky zbulim i ri do t’i ndihmojë të kuptojnë dhe trajtojnë më mirë sëmundjet abdominale dhe ato të tretjes.

Shkencëtarët nga Spitali Universitar Limerick në Irlandë përdorën mikroskopi komplekse për të treguar se “mesenteri” ishte një organ i vazhdueshëm.

Profesori J Calvin Coffey, i cili zbuloi i pari organin, thotë se përshkrimi anatomik i trupit të njeriut është i gabuar, duke qenë se ky organ nuk është i fragmentuar dhe kompleks, por është një strukturë e vazhdueshme.

Ky zbulim i ri ka ndryshuar Anatominë e Greit – një nga seritë e librave mjekësore më të përdorur në botë – pasi është shtuar edhe organi i ri.

“Mesenteri” rrethon peritoneumin (membranë seroze) që mbulon të gjitha sipërfaqet e organeve të abdomenit (stomakun, zorrën e hollë, pankreasin,  shpretkën etj).

Më parë ajo është konsideruar si një strukturë e fragmentuar, por studimi i ri ka zbuluar se në fakt është një organ i vazhdueshëm.

“Është një gjetje universale pasi na prek të gjithëve ne. Deri tani nuk ka pasur një fushë të shkencës mesenterike”, deklaron prof. Coffey.

“Tani kemi mundur të caktojmë anatominë dhe strukturën. Hapi i radhës është përcaktimi i funksionit. Nëse kuptojmë funksionin e tij, atëherë mund të identifikojmë edhe funksionet jonormale, e rrjedhimisht edhe sëmundjet. E nëse i mbledhim të gjitha bashkë, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me fushën shkencore mesenterike… baza për një fushë krejtësisht të re të shkencës”, shpjegon ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen