Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Fëmijëve të vegjël duhet t’u jepen produkte me përmbajtje kikiriku herët, duke filluar nga katër muaj- për të zvogëluar rrezikun e alergjisë, sipas udhëzimeve të reja të studimeve amerikane.
Në të kaluarën mjekët kanë këshilluar prindërit të presin deri sa fëmija të mbushë tre vjeç.
Studimet kanë treguar se rreziku për t’u prekur nga alergjia mund të ndodhë nga konsumimi i këtij gjalpi më herët se 4 muaj nga lindja.
Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se udhëzimi i ri ishte një hap i rëndësishëm përpara.
Megjithatë, fëmijët e vegjël nuk duhet të hanë kikirikë, për shkak të rrezikut të mbytjes.
Udhëzimi i ri thotë:
Fëmijët me alergji të tjera ose ekzemë duhet të fillojnë ushqimet me përmbajtje kikiriku mes katër dhe gjashtë muajsh, me mbikëqyrjen mjekësore.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë: “Ne presim që zbatimi me përpikmëri i këtyre udhëzimeve nga ana e ofruesve të kujdesit shëndetësor, do të parandalojë zhvillimin e alergjive të shkaktuara nga produket me përmbajtje kikiriku në shumë fëmijë”.
Michael Walker, anëtar i Akademisë Evropiane të Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike, ka thënë: “Udhëzimet janë të bazuara në hulumtimet mjekësore të kryera në Britaninë e Madhe.
Burimi: bbc


