Frutat dhe perimet ideale për temperaturat e ulëta!

Përgatiti për gazetën “Shendet+” dhe Shendeti Online: Elena Beta

Panxhar, lakër, lulelakër, brokoli, patate e ëmbël, hurma, gështenja…të gjitha këto, duhet t’i përmbajë lista e përditshme e pazarit të muajve të ftohta të dimrit. Sa për frutat, keni ende mundësinë të konsumoni hurmat ndërsa cilësia e agrumeve po përmirësohet përditë. Portokallet e kuqe janë një tjetër alternativë e këshilluar nga nutritionistët.

Është e kotë ta zgjasni maninë e gështenjave sepse koha e tyre thuajse përfundoi. Jo vetëm do zbrazni xhepat por nuk do kënaqni shijen tuaj. Mandarinat janë gjithashtu tepër të mira për t’u konsumuar në këtë periudhë ndërsa shegët, ata që kanë sy të mprehtë, duhet ta kenë vënë re që kanë hyrë në treg ato të ‘bojatisurat’.

Por, muajt e dimrit, janë ideale edhe për karotat, selinon, kërpudhat, fasulet, preshin, finokun dhe spinaqin. Nëse mendoni se kungulli i dimrit nuk është më në kohën e tij, e keni gabim, përfitoni ende prej tij edhe sepse mund të bëni gjithfarë recetash nga ato të ëmblat te të kripurat e ndër ato që veçohet më së shumti është ajo e supës së kungullit e cila mund të konsiderohet ideale për stinën.

Burimi: glamour

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë