A keni menduar se inflamacioni mund të kurohet me këto ushqime? Ja ç’duhet të dini!

Përgatiti për gazetën Shëndet+ dhe Shëndeti Online: Elena Beta

A jeni një nga njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike? Ja si ta reduktoni inflamacionin në trupin tuaj dhe të zvogëloni simptomat e sëmundjes. Ja çfarë ushqime të evitoni dhe të konsumoni!

Evitoni:

Ushqimet që shkaktojnë alergji:

Shumë prej nesh janë alergjik ndaj disa ushqimeve që provokojnë reaksione të rënda në trupin tonë, të tilla si infeksionet e zorrëve, probleme të lëkurës, acarimi i fytit, sytë e kuqe. Edhe nivele më të ulëta të alergjive, të tilla si intoleranca ndaj laktozës, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

Ushqimet e skuqura:

Ushqimet e skuqura kanë një erë të shijshme dhe shumë shije, por shkaktojnë shumë dëme për trupin tonë. Së pari, vaji oksidohet në temperatura të larta dhe krijon një lloj toksine që duhet të hiqet nga trupi. Së dyti, temperatura e nevojshme për ngrohjen dhe tiganisjen e ushqimit shkatërron të gjitha ushqyesit thelbësorë të produkteve.

Ushqimet që duhet të konsumoni:

Vaj kokosi:

Në të kaluarën mendohej se vaji i kokosit ishte i dëmshëm për shëndetin tonë, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës së ngopur. Studimet më të fundit kanë gjetur shumë përfitime që vijnë  nga vaji i kokosit, të cilat ndikojnë në sistemin imunitar dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ai ka veti antibakteriale që krijojnë një ekuilibër të shëndetshëm të baktereve në sistemin e tretjes. Përveç kësaj, vaji i kokosit nuk oksidohet dhe madje zvogëlon urinë për ëmbëlsira dhe karbohidrate.

Avokado:

Avokado është një frut i plotë i vajrave të shëndetshme dhe mund të përdoret më së miri në sallatë. Avokado është e shkëlqyer për shëndetin e enëve të gjakut dhe ndihmon në ruajtjen e presionit të shëndetshëm të gjakut. Shtimi i avokados në sallatë, do të bëjë që të ndiheni të ngopur shpejt.

Peshku:

Ashtu si ushqimet e tjera që kemi përmendur deri tani, ky ushqim ka përmbajtje të lartë yndyre të mirë  me veti anti-inflamatore. Vaji i peshkut përmban acide yndyrore omega-3 që nxisin prodhimin e hormoneve të cilat janë shumë të rëndësishme për të lehtësuar problemet si artri.  Peshku është gjithashtu një burim i mirë i selenit, një mineral i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar.

Burimi: healthyandnaturalworld

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës