Frymëzoi botën me kërcimin dhe buzëqeshjen e saj, ndërron jetë vajza me kancer

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një paciente e sëmurë me kancer, e cila frymëzoi miliona njerëz me kërcimin e saj ndërsa ndodhej në spital, ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, të cilat informojnë se Ana-Alecia Ayala ndërroi jetë mesditën e të mërkurës në një spital në Dallas, e rrethuar nga miqtë dhe familjarët.

Videoja e saj, ku shfaqet duke kërcyer me shoqen e kimioterapisë, Danielle Andrus, në një spital në Teksas, ndërkohë që ishte e lidhur me telat intravenoz bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale në Facebook dhe Instagram, duke marrë më shumë se 9 milionë shikime.

Vajzat janë shumë të qeshura ndërkohë që kërcejnë nën tingujt e këngës “TZ Anthem”.

“Kush tha se kanceri dhe kimioterapia mund t’ju ligështojnë. Ne do të qeshim deri në fund”, shkroi Ana në faqen e saj në Instagram.

Ajo donte që t’i tregonte botës se “kërcimi dhe buzëqeshja” janë ilaçet më të mira.

Ana-Alecia u diagnostikua me një tumor të rrallë në mitër në dhjetor të vitit 2015. Më pas kanceri u përhap tek vezoret dhe pjesën e brendshme të stomakut.

Të luftosh kancerin me “kërcim dhe të qeshura”

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve