Të luftosh kancerin me “kërcim dhe të qeshura”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

ana-alecia-ayala_kancer

Videoja e një paciente me kancer duke kërcyer, pavarësisht gjendjes shëndetësore, ndërkohë që është akoma në spital, është bërë hit në internet. Më shumë se 2 milionë njerëz e kanë parë në Facebook dhe Instagram në vetëm dy ditë që është publikuar.

Në video, pacientja Ana-Alecia Ayala kërcen me shoqen e saj të kimioterapisë, Danielle Andrus, në një spital në Teksas, ndërkohë që është e lidhur me telat intravenoz.

Vajzat janë shumë të qeshura ndërkohë që kërcejnë nën tingujt e këngës “TZ Anthem”.

“Kush tha se kanceri dhe kimioterapia mund t’ju ligështojnë. Ne do të qeshim deri në fund”, shkruan Ana në faqen e saj në Instagram.

Ajo do t’u tregojë të gjithë njerëzve se “kërcimi dhe buzëqeshja” janë ilaçet më të mira.

Videoja ka frymëzuar shumë njerëz, madje edhe të sëmurë. Ajo është pëlqyer dhe komentuar nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, ku shumica prej tyre kanë shkruar se do të luten për ta.

“Më pëlqen videoja dhe sjellja juaj. Një inspirim i vërtetë. Do të lutem për ju”, shkruan një komentuese në Facebook.

“Vazhdoni të kërceni vajza. Lutemi për ju! Faleminderit që po frymëzoni të tjerë të sëmurë. Do ta ndajë këtë video me një mikeshën time në Facebook, e cila është prekur nga kanceri i gjirit”, komenton një tjetër.

Ana-Alecia u diagnostikua me një tumor të rrallë në mitër në dhjetor të vitit 2015. Që atëherë ajo i është nënshtruar operacionit dy herë dhe ka nisur kimioterapinë. Ajo është trajtuar në një spital në Teksas.

Ana do që njerëzit të mos e shohin kancerin si fjalë të vdekjes dhe do të inkurajojë pacientë të tjerë me kancerin që të mos qëndrojnë të strukur në spital, por të jenë të çiltër, aktivë, të kërcejnë dhe ta shijojnë jetën në çdo moment të saj.

https://www.instagram.com/p/BLtui56DDuZ/?taken-by=anaaleciaayala

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera