Disa metoda natyrale për të liruar hundët e bllokuara

Përgatiti: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+

Hundët e bllokuara, një problem që nuk na ndahet në këtë sezon. Ato shkaktohen nga inflamacioni i enëve të gjakut në sinuse, si pasojë e një ftohje të zakonshme, alergjie apo gripi. Ndonjëherë ato shkaktohen edhe nga një infeksion i sinusit.

Si fëmijët ashtu edhe të rriturit mund të vuajnë nga ky problem i mërzitshëm. Për foshnjat është një problem shqetësues sepse mund t’iu shkaktojë vështirësi në frymëmarrje.

Përveç hundëve të zëna, njerëzit mund të keni edhe kollë, teshtitje, dhimbje të sinusit, lotim të syve, zë të ngjirur, dhimbje koke dhe temperaturë.

Nëse lihen pa trajtuar, hundët e bllokuara mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera, si infeksion të veshit, nervozizëm dhe probleme sinusite. Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që mund t’ju vijnë në ndihmë për lirimin e hundëve të zëna.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit