Aksident në mes të Tiranës, dëshmitari: Kanë kaluar 30 minuta dhe ambulanca nuk duket gjëkundi

Një këmbësor është aksidentuar ditën e sotme përballë Parlamentit dhe ka qëndruar për më shumë se 30 minuta i shtrirë në mes të rrugës për shkak të vonesës së ambulancës. Afër të aksidentuarit është vetëm një polic, i cili nuk reagon fare, ndërkohë që makinat lëvizin lirshëm në rrugë.

Rasti është denoncuar me video tek nisma “Thurje”  nga një dëshmitar okular, i cili rrëfen:

Përshëndetje Nisma. Zotëria pësoi një aksident dhe mbeti në mes të rrugës. Ndërkohë që ambulanca dhe pse është njoftuar prej 30 minutash ende nuk ka ardhur. 30 minuta dhe jemi në mes të Tiranës. Askush nuk e di nëse zotëria do t’ia dali dot apo jo, kaq shumë sa u vonua ambulanca. Është e frikshme të mendosh sesi mund të jetosh në këtë shtetin tonë, ku urgjenca është si fugon linjash.
Dhe dalin në TV dhe krekosen se po bëhet shtet. Është e turpshme. Mjerë kë zë halli….

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025