Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’
Një grua nga Kina, e cila ishte shtatzënë me trinjakë, thuhet se ka lindur dy herë brenda 7 ditësh sepse iu ndalën kontraksionet pas lindjes së foshnjës së parë.
Nëna, e identifikuar vetëm me mbiemrin Chen, solli në jetë djalin më 21 shkurt dhe pas 7 ditësh lindi vajzat binjake, raporton e përditshmja People.
Gjinekologia e Chen, e cila ka më shumë se 20 vite që punon në këtë profesion, thotë se asnjëherë gjatë karrierës së saj nuk ka parë një rast të tillë.
Chen është martuar në vitin 2012 dhe ka qëndruar për disa vjet pa fëmijë pasi kishte probleme me ngjizjen. Falë trajtimit të fertilitetit ajo kishte arritur të mbetej shtatzënë me trinjakë në gusht të vitit 2016. Më 21 shkurt të këtij viti, kur ishte në javën e 37 të shtatzënisë, Chen i erdhën dhimbjet e lindjes. Ajo u dërgua menjëherë në spital pasi i plasën ujërat.
Brenda pak orësh lindi në mënyrë natyrale djalin, i cili peshonte vetëm 1.44 kg. Pas ardhjes në jetë të djalit, Chen iu ndalët kontraksionet.
Gjinekologia e saj mendoi se ishte më e sigurt që vajzat binjake të qëndronin në mitrën e nënës.
Gruas i erdhën sërish dhimbjet e lindjes në orën 10 të natës së 27 shkurtit. Ajo solli në jetë me lindje natyrale vajzat e saj binjake mëngjesin e 28 shkurtit.
Gjikologia tregon se dy vajzat ndanin të njëjtën placentë dhe korion, ndërsa djali kishte placentën e vetë.
Duke qenë se të tre fëmijët kanë lindur para kohe dhe nënpeshë, janë akoma nën vëzhgimin e mjekëve.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


