I qau fëmija, babai godet me grushta laborantin

Shpesh akuzat ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm ose neglizhencë të detyrës kanë qenë të shumta, por dhe rastet kur ato kanë rënë pre e dhunës së pacientëve nuk kanë munguar.

Një rast i tillë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, ku një prind i një fëmije ka goditur me grushta laborantin me iniciale A.H, 33 vjeç, me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier.

Incidenti ka nisur nga të qarat e fëmijës në momentin që laboranti është përpjekur t’i marrë kampionin për analizat.

Sipas policisë, e qara ka krijuar panik tek i ati i fëmijës i cili ka reaguar duke e goditur disa herë me grusht laborantin. Prindi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU