Si të largoni njollat e zakonshme nga rrobat (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mësoni si të hiqni njollat e kafes, yndyrës, verës së kuqe, salcës së domateve etj.

Njollat e kafes – me uthull molle dhe sodë buke.

E njomni pjesën e njollosur me uthull mole, më pas e spërkatni me sodë buke. E fërkoni lehtë me një furçe dhëmbësh dhe e lani veshjen si zakonisht. Kjo mënyrë ndihmon që mos të zbehet ngjyra e bluzës apo çfarëdolloj veshje tjetër të keni.

Njollat e grasos – me kripë

Spërkatni pak kripë tek pjesa e njollosur e pantallonave dhe me fërkojeni pak me dorë.

Njollat e verës së kuqe – me verë të bardhë

E njomni pjesën e njollosur të rrobës me pak verë të bardhë dhe e lani atë si zakonisht.

Salcë domatesh – me uthull molle dhe detergjent për enët

E njomni pjesën e njollosur të bluzës me uthull molle, hidhni pak detergjent enësh dhe fërkojeni lehtë me furçë dhëmbësh. Në fund e lani bluzën si zakonisht.

Njollat e vajit – me pudër pluhur dhe detergjent për enët

Spërkatni pak pudër pluhur tek pjesa e njollosur, shtoni edhe pak detergjent eneësh dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh.

 Burimi: Bright Side 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm