Përshtati në shqip: Blertina Koka
Nëse po kërkoni për një mënyrë natyrale për të humbur kilet e tepërta ose thjesht për të detoksikuar trupin, Bright Side ka një zgjidhje për ju. Këto lëngje ‘mrekulli’ nuk janë vetëm të rekomanduara nga mjekët, por edhe shumë të shijshme. Ato përshpejtojnë metabolizmin dhe, si rezultat, trupi djeg më shumë yndyra dhe bëhet më i tonifikuar.
Çaj jeshil me gjethe mente
Përbërësi kryesor, çaji jeshil, optimizon oksidimin e yndyrës, ndërsa gjethet e mentës dhe limoni parandalojnë inflamacionin dhe kontribuojnë në procesin e metabolizmit.
Përgatitja
- Në një kavanoz hidhni 7 kupa me çaj jeshil.
- Shtoni një grusht me gjethe mente të freskëta.
- Shtoni edhe disa feta limon.
Vendoseni kavanozin në frigorifer të dielën në darkë dhe, duke filluar nga e hëna, pini një gotë nga ky çaj çdo ditë. Vazhdoni ta pini për një javë.
Lëng me luleshtrydhe
Sekreti për forcimin e muskujve qëndron tek konsumimi i sa më shumë proteinave. Ky lëng rrit sasinë e proteinave, ndërsa luleshtrydhja aktivizon metabolizmin.
Si ta përgatisni:
Shtoni në shtrydhëse:
- ½ litër qumësht të skremuar
- 1 filxhan luleshtrydhe
- ½ kupë bollgur
- 1 kupë kos natyralë
- ¼ kupë fara liri
I shtrydhni të gjithë përbërësit bashkë dhe merrni përfitimet e tyre në një lëng të vetëm.
Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/


