Të rrethuar nga gripi i shpendëve, ekspertët: Nuk jemi prekur

Në disa shtete në kufi më Shqipërinë janë vënë re shenja të gripit të shpendëve, por autoritetet thonë se vendi ynë nuk është prekur.

“Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. ekspertët tanë bashkë me ata të be nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim”, deklaron Edi Ferro, drejtor i Shërbimit Veterinar.

Sipas Shërbimit Veterinar, ka pasur dyshime për raste në tre qytete të ndryshme, por analizat laboratorike nuk vërtetuan se kafshët ishin prekur nga gripi i shpendëve.

“Shpendë të ngordhur ka dhe do të ketë. Veterinaria është shkencë dhe është vërtetuar nga analizat zyrtare se nuk kemi të bëjmë me një rast të gripit të shpendëve”, nënvizon Ferro./ TopChannel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet