Mjekët dhe infermierët ‘party’ në sallën e operacionit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pesë mjekë janë pushuar nga puna pas publikimit të një video ku shfaqen duke kënduar dhe kërcyer pranë një pacienti i cili ishte bërë gati për operacion.

Grupi i mjekëve dhe infermierëve mund të dëgjohet duke kënduar dhe qeshur, ndërkohë që kërcejnë pranë pacientit në klinikën ‘Santa Cruz de Bocagrande’ në Kolumbi.

Pacienti ishte krejt i pavetëdijshëm dhe i shtrirë në tavolinën e operacionit, gati për t’u operuar.

Thuhet se një anëtar i ekipit të kirurgëve ka bërë filmimin e videos, ku shfaqen mjekët dhe infermieret ndërkohë që kërcejnë e ‘përdridhen’ rreth pacientit.

Videoja është shpërndarë në internet dhe është bërë menjëherë virale.

Menjëherë pas publikimit të videos mjekët dhe infermierët janë pushuar nga puna, pasi kanë thyer të gjitha protokollet shëndetësore.

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i klinikës u shpreh: ‘Respekti për dinjitetin e pacientit është gjëja më e rëndësishme në klinikën tonë, edhe pse ndjejmë keqardhje për sjelljen e pahijshme të atyre që po punojnë si profesionistë të sektorit të shëndetësisë, dhe shfaqen në video regjistrime në një nga 4 sallat e operacionit”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm