Dhunohet gjatë orarit të punës mjeku pediatër në Shkodër

Një mjek në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka rënë pre e dhunës gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Burime nga spitali bëjnë me dije se mjeku Skënder Duka është dhunuar nga familjarët e një fëmije të sëmurë gjatë kohës që ka qenë në shërbim. Mjeku ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes, si dhe për identifikimin e dhunuesve./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet