Dhunimi i mjekut, shefja e pediatrisë sqaron incidentin

Prindërit e një fëmije kanë debatuar ashpër me mjekun e shërbimit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mjeku ka marrë disa plagë të lehta dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shefja e Pediatrisë në këtë spital, Greta Naraçi, ka sqaruar për BalkanWeb incidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Sipas saj, konflikti ka nisur pasi prindërit kishin kërkuar që fëmija të shtrohej në Pediatri, ndërkohë që ai kishte pësuar traumë në kokë.

Mjekja bën të ditur se transferimi nga Pediatria në Kirurgji të fëmijës, ka hasur në kundërshti të babait të tij, i cili është përplasur me mjekun.

“Nuk ka asnjë lloj abuzimi apo vonese. Fëmija ka ardhur me traumë në kokë dhe është transferuar në kirurgji, pasi aty ishte nevoja që të merrte mjekim. Spostimi i fëmijës nga Pediatria në Kirurgji ka shkaktuar konflikt mes babait të fëmijës dhe mjekut. Doktori ka shkuar në polici për të denoncuar, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Me këto probleme hasemi çdo ditë, por zbatimi i rregullave është i vështirë nga qytetarët”, shprehet dr. Naraçi për BalkanWeb./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet