Lëngje të shëndetshme dhe efikase për pastrimin e veshkave

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i lëngjeve të ndryshme me fruta dhe perime mund të ndihmojnë në pastrimin e veshkave dhe nxjerrjen jashtë trupit të gurëve. Më poshtë do të gjeni disa lëngje të shëndetshme për shkrirjen e gurëve në veshka:

Lëng shalqiri

Shalqiri konsiderohet si diuretik dhe mund të përdoret si kurë natyrale për gurët në veshka. Përmbajtja e kaliumit dhe ujit tek shalqiri janë shumë të rëndësishme për veshkat. Ata ndihmojnë në rregullimin e niveleve të acidit tek urina.

Konsumimi i shalqirit ose lëngut të tij çdo ditë ndihmon në pastrimin e veshkave dhe nxjerrjen jashtë të kristaleve dhe gurëve.

Lëng shege

Lëngu i shegës dhe farat e saj mund të përdoren si kurë natyrale për gurët në veshka. Për rezultatet më të mira, rekomandohet që të konsumoni shegë organike ose të pini lëng të përftuar nga shtrydhja e shegës.

Lëng limoni

Lëngu i limonit është një kurë natyrale për trajtimin e gurëve në veshka.

Përbërësit

  • 110 gramë lëng të përftuar nga shtrydhja e limonëve të freskët
  • 2 litra ujë
  • Mjaltë

Përgatitja

Përzieni lëngun e limonit me ujin. Shtoni pak mjaltë dhe konsumojeni dy herë në dotë, në mëngjes dhe mbrëmje./ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit