Virusi i aparatit të frymëmarrjes, shkak për mbipeshën

obeze 3Një virus i zakonshëm mund të jetë një nga shkaqet e mbipeshës. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të universitetit amerikan të Luizianës, i prezantuar këto ditë në kongresin e “American Chemical Society”. Sipas autorëve të studimit “adenovirus-36” (Ad-36) ndikon në akumulimin e dhjamit në organizëm. Konfirmimi i parë i teorisë së studiuesve amerikanë, ka ardhur pas vëzhgimit se 30% e personave mbipeshë janë infektuar nga ky virus, që zakonisht prek rrugët e frymëmarrjes dhe sytë. Ndërsa te personat me peshë normale, është vënë re se ky virus ka “sulmuar” vetëm 11% te tyre. Për të arritur të kuptohet mekanizmi i mundshmë se si infeksioni ndikon në peshën trupore, janë marrë disa qeliza nga indet adipose, të cilat i janë nënshtruar “Ad-36”. Si rezultat është vërejtur se virusi transformon qelizat staminale në qelizat adipose, ndërsa qelizat që nuk janë të ekspozuar ndaj agjentëve infektivë nuk transformohen. “Nëpërmjet këtij studimi, nuk duam të themi se virusi është shkaku i vetëm i mbipeshës, por vetëm duam të vëmë në dukje se disa raste mund të provokohen nga një infeksion. Jo të gjithë personat e infektuar bëhen mbipeshë, prandaj po përpiqemi të kuptojmë se cilat janë faktorët e tjerë që ndikojnë në rritjen e peshës trupore që lidhen me “Ad-36””, ka shpjeguar Magdalena Pasarica, koordinatore e studimit. Mekanizmi i saktë i veprimit të virusit nuk është gjetur ende, por sipas studiuesve, ekziston mundësia se një gjen specifik i “Ad-36” mund të jetë i përfshirë në akumulimin e dhjamit.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele