Një grup shkencëtarësh gjerman të Spitalit Universitar të “Colonia” është përpjekur të tregojë lidhjen e vërtetë që ekziston mes konsumimit të kakaos, çajit dhe hipertensionit. Kërkimet e tyre, të publikuara në revistën “The Archives of Internal Medicine”, ka treguar se ulja e presionit të gjakut lidhet me përdorimin e kakaos, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çajin. Teoritë aktuale u rekomandojnë personave që vuajnë nga hipertensioni të konsumojnë sa më shumë fruta,perime dhe ushqime të tjera të pasura me polifenole dhe flavonoide. Çaji dhe kakaoja i përmbajnë këto dy përbërës, dhe dikur janë bashkangjitur një incidence të vogël për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare, e megjithatë nuk ekzistojnë në dietat e këshillueshme prej specialistëve. Për të zgjidhur këtë nonsens studiuesit kanë shqyrtuar 10 studime, nga të cilët 5 ishin për efektin e kakaos dhe gjysma tjetër për atë të çajit. Të gjitha studimet ishin realizuar ndërmjet viteve 1966 dhe 2006, dhe secili prej tyre kishte shqyrtuar rastet e minimumi 10 pacientëve për një javë. Pesë studimet që ishin kryer për kakaon kishin në total 173 pjesëmarrës, 86 nga të cilët ishin pjesë e një grupi kontrolli. Katër prej studimeve kishte treguar për një ulje të nivelit të presionit kardiakë duke ulur kështu me 20 % rrezikun për infart, 10 për qind për shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe 8 për qind rrezikun për vdekjet në përgjithësi. Ndërsa në studimet që u përkisnin efektit të çajit, kishin marrë pjesë në total 347 persona, 172 prej të cilëve si grup kontrolli, dhe nuk është rregjistruar një ulje e presionit kardiak. Çaji dhe kakaoja janë të dyja të pasura me polifenole, por mesa duket tipi i ndryshëm ka dhe një veprim të ndryshëm ndaj presionit të gjakut. Pavarësisht rezultateve autorët e studimit, nuk rekomandojnë një shtim të konsumit të kakaos. Sipas tyre është e mjaftueshme që ëmbëlsirat me yndyrnë apo shumë kalori të zëvendësohen fare mirë me çokollatën, pa pasur frikë se mund të kenë probleme me hipertensionin.
Kakaoja, ndikon në uljen e tensionit të gjakut

Postime të ngjashme
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
April 23, 2026
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
April 20, 2026


