Cili do të ishte vakti dhe minivakti ideal përpara se të flemë?

blerina bombajPërgjigjja nga dietologia Blerina Bombaj:

Vakti ideal

Vakti i plotë do të ishte i preferueshëm të konsumohet 3 orë përpara se të shkojmë për të fjetur, psh:

  • Sallatë me zarzavate dhe peshk ton
  • Makarona me gjizë ose parmixhano
  • Oriz me zarzavate dhe gjoks pule
  • Sardele me 2 feta buke gruri

 

Cili do të ishte mini-vakti ideal përpara se të flemë?

Mini-vakti para gjumit do të ishte mirë të konsumohet 30min – 1orë përpara:

  • qumësht me drithra, mjaltë dhe pak arra
  • qumësht me 1 fetë bukë dhe pak recel
  • 1 kupë syltjash ose hashure

 

Mos harroni: armiku kryesor i gjumit përsa i përket ushqimit dhe pijeve që konsumojmë është kafeina dhe të gjitha produktet që e përmbajnë atë. Pra, nëse respektoni këto këshilla dhe konsumoni një vakt si më lart duke e mbyllur me një kafe ose duke e shoqëruar me një gotë të tipit cola etj, mos prisni të bëni një gjumë të ëmbël. Edhe nëse e teproni me alkolin apo duhanin cilësia e gjumit tuaj nuk do të jetë më e mira. Së fundmi, mundohuni që të konsumoni 1,5L – 2,5L ujë në ditë, por sa më larg orës së gjumit të natës pasi kjo mund t’ju shkaktojë zgjim natën.

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor