3-vjeçarja humbi jetën në spital, familjarët akuza mjekëve

Një ngjarje e dhimbshme është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Më zemër të hapur” në News24. Pas lajmit se një vajzë 3 vjeçare humbi jetën në spital pak ditë më parë, e ëma e saj, Anila Derrasa duket se nuk gjen paqe, dhe akuzon mjekët për humbjen e së bijës.

Vajza e Anilës, Iza vdiq në ditën e tretë në spital, por nëna e saj thotë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen që kur shtroi vajzën në spital, e deri kur ajo ndërroi jetë.

“Infermieria u tregua mizore. I gjithë populli i Beratit është shokuar, se ajo shkoi në spital duke kërcyer e duke qeshur. Unë sa i hoqa termometrin vajzës kishte shumë ftohtë, i hodha një xhup e batanije por prapë kishte ftohtë. E çova tek doktoresha, ajo i ngre rrobat dhe thotë: Ka reaksion. E mora vajzën e çoj te dhoma ku bënte serumin dhe ma morën vajzën dhe e çuan në reanimacion.

Unë u mbyta në lot dhe shkova ta shoh, lloj lloj infermieresh vinin aty që unë i thojo shikoni se vajza nuk është mirë, e ato më thonin: ik se nuk merr vesh. Ata nuk iu afruan njëherë te koka. Asnjëherë nuk ishin prezentë tek koka e vajzës. Kur vjen shefi i pavijonit ta kontrollojë, vajza u çua dhe kërkoi suko. I ati ia dha, por vajza nuk e pinte dot. U lëshua direkt, i punonte vetëm zemra dhe vetëm nxirrte djersë. Po të kishin shpëtuar Izën e vogël do bënin një mrekulli, por tre mjekët e infermierët e spitalit të Beratit nuk u përkushtuan sa duhet, “rrëfen e ëma e viktimës”.

Ndërkohë për t’iu kundërpërgjigjur asaj që nëna e vajzës thotë në një lidhje telefonike me emisionin, shefi i pavijonit Vladimir Kumaraku ka thënë se e kuptonte dhimbjen e prindërve por mjekët bënë gjithçka ishte e mundur.

“Ne i dhamë ndihmën me të gjitha mundësitë për ta nxjerrë fëmijën nga gjendja por nuk reagoi. Unë i thashë që ne kemi bërë gjithçka. Jam larguar nga koka e fëmijës kur e pashë se nuk kishim më ç’të bënim”, tha Kumaraku.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik