E vërtetuar shkencërisht: Vetëm një orë vrap shton 7 orë jetë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira. Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kacerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista ‘Progresi në Sëmundjet Kardiovaskualre+ muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.

Hulumtuesit shkencorë, të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit në shëndet, vendosën të hulumtojnë nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet, ose nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special.

Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi. Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.

Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk janë përdorues të duhanit, alkoolin e pinë në sasi të moderuar etj.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale