Pyet mjekun: Çfarë është Uillbrand Sindrom?

Jam e interesuar të di nëse keni ndonjë informacion rreth Uillbrand Sindrom dhe a ka në Shqipëri mjekim për këtë sëmundje, ndërkohë që një nga mjekimet është DDAVP. Po ju pyes juve pasi jam interesuar pranë të gjitha spitaleve në Shqipëri dhe asnjë nuk më ka kthyer përgjigje, pasi nuk ndodhem aty që të mund të paraqitem pranë spitaleve personalisht. Jam e shqetësuar nëse mund të gjej shërbim për këtë sëmundje aty, pasi kam dy vajzat binjake me këtë sindromë. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju lutem, më ktheni përgjigje.

Përgjigjet mjeku hematolog, Sokrat Riza

Kjo është një sindromë e njohur për mjekët hematologë. E sugjerojmë zonjën që të interesohet pranë Qendrës së Hemoglobinopative në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT). Aty do të marrë përgjigje për gjithçka pyet, përfshirë edhe medikamentet që janë në Shqipëri për këtë sindromë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide