Vaji i arrës së kokosit ka një përdorim të gjerë në praktikat e bukurisë femërore, nga trajtimet estetike riparuese për flokë te dëmtuar, deri te përdorimi pas ekspozimit në diell. Sekreti i këtij aleati të çmuar të bukurisë qëndron në përbërjen me substanca antioksiduese dhe principe aktive, që e bëjnë një produkt me veprimtari antibakteriale dhe antivirale.
Përdorimet e tij janë të shumta dhe është mirë t’i njihni, që të kujdeseni për veten në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Përdorimi për fytyrën dhe trupin
Vaji i kokosit nxirret nga farat e bimës Cocos nucifera, ashtu si dhe çdo lloj vaji vegjetal, vlerat e tij kozmetike mund të përdoren për lëkurën dhe flokët. Gjithmonë e më shpesh, dëgjojmë të flitet për të, por cilat janë vlerat e vërteta të tij? Vaji i kokosit është veçanërisht i këshillueshëm për lëkurën e thatë, që ka nevojë për shumë hidratim. Mund të përdoret në trajtë të lëngshme, duke hedhur disa pika në duar, për të vazhduar me një masazh të lehtë në të gjithë trupin.
Periodikisht mund ta përdorni vajin e kokosit edhe si pastrues, duke i shtuar kripë deti apo sheqer. Nëse keni nevojë për pak çlodhje apo si trajtim kundër rrudhave, shtoni vajin e kokosit në ujin e vaskës. Vaji i kokosit ju ndihmon të keni lëkurë elastike dhe të re. Efektet pozitive të tij gjenden në prezencën e vitaminës A dhe C, vitamina që favorizojnë hidratimin e thellë të
lëkurës.
Përdorimi për flokët
Vaji i kokosit për flokët ka aftësinë për të ruajtur proteinat natyrale, duke arritur të reduktojë zbokthin. Përveç shumë i mirë për shëndetin e flokëve, dhuron edhe një pamje natyrale më të shkëlqyeshme. Mund ta përdorni vajin e kokosit në të gjithë gjatësinë e flokëve për t’i ruajtur nga ekspozimi në diell. Gjithashtu, vajin e kokosit mund ta përdorni edhe si maskë për majat e flokëve gjatë natës.


