Mungon medikamenti jetëshpëtues për nënat e reja

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, tanimë drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, denoncon mungesën e  medikamenteve në maternitetet e Tiranës. Sipas tij aktualisht në maternitet mungon “Oxitocina” që siç e përshkruan është jetëshpëtues për nënat e reja.

“Në maternitet mungon Oxitocina, medikament jetëshpëtues për nënat e reja. është medikament bazë në aktivitetin normal të lindjes e mungesa vë në rrezik serioz jetën e nënës dhe fëmijës. Pa oksitocine nuk mund të quhet maternitet institucioni shëndetsor. Vlera e një ampule në treg aktualisht është 27 lekë të reja( 270 lekë të vjetra)” shkruan Spahia në statusin e tij në Facebook.

Burimi: ProPacientit.com

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet