Ky lloj djathi ju mbron nga kanceri i mëlçisë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shumë njerëz mundohen të mos konsumojnë djathë nga frika se mos shëndoshen. Por, disa lloje djathërash përveçse nuk ju shëndoshin, mund t’ju mbrojnë edhe nga sëmundje të ndryshme, si dhe të arrini të 100-at.

Djathi çedër,  bri dhe parmexhan përmbajnë një përbërës, i quajtur spermidine, që pengon kopjimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.

Kështu mund të parandalohet fibroza e mëlçisë, dhjamosja dhe karcinoma hepatocelulare, një nga format më të zakonshme të kancerit të mëlçisë.

Sëmundja e mëlçisë është shkaktari i pestë i vdekjeve në botë. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Texas A&M bënë një eksperiment tek minjtë duke përdorur trajtimin me përbërësin spermidine të djathit.

Ata zbuluan se ky përbërës mund të rrisë jetëgjatësinë me 25%.  Nëse ky përbërës rrit jetëgjatësinë edhe tek njerëzit, mund t’i ndihmojë që të arrijnë të 100-at.

Shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të parë nëse përbërësi mund të kthehet në suplement.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se konsumi i kërpudhave, sojës, thjerrëzave dhe drithërave ka të njëjtin efekt në rritjen e jetëgjatësisë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha