Ky zbulim rastësor mund të jetë kura për rënien dhe thinjen e flokëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

U zbulua rastësisht, por mund të jetë përgjigja për miliona lutje të meshkujve. Shkencëtarët janë shumë pranë zhvillimit të një kremi ose pomade për të kuruar rënien ose ndaluar thinjen e flokëve.

Ndërkohë që po eksploronin se si formohen tumore të caktuara kancerogjene, shkencëtarët zbuluan qelizat që krijojnë flokët dhe i kthejnë ato në ngjyrë gri.

Ky zbulim i rëndësishëm mund të shërbejë për të gjetur ndonjë trajtim të mundshëm për tullacllëkun dhe thinjen e flokëve, dhe mund të shpjegojë përse plakemi.

Dr. Lu Le, profesor i dermatologjisë tek Qendra Mjekësore UT Southwestern në Teksas, thotë se shanset janë të mëdha që ky zbulim i ri të çojë në zhvillimin e një trajtimi efikas për rënien e flokëve.

“Edhe pse ky projekt nisi si përpjekje për të kuptuar si formohen lloje të caktuara të tumoreve, përfunduam duke mësuar përse thinjen flokët dhe gjetëm qelizat që ndikojnë direkt në rritjen e flokëve”.

Duke ditur këtë, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërës ose të sjellim në mënyrë të sigurt gjenin e nevojshëm tek folikulat e flokëve për të korrigjuar këto probleme kozmetike”.

Studimi, i publikuar tek revista Genes & Development, zbuloi se antigjenet e quajtura KROX20, të lidhura zakonisht me zhvillimin nervor, nxisnin qelizat e lëkurës që formonin boshtin e flokëve. Këto qeliza pararendëse të flokëve më pas prodhonin një antigjen të quajtur faktori i qelizave burimore, që janë të rëndësishme për pigmentinin e flokëve.

Pasi hoqën gjenin  SCF në qelizat pararendëse të qimeve tek minjtë, ato filluan të zbardheshin. Ndërsa kur hoqën qelizat KROX20, filluan të binin qimet.

Shkencëtarët bënë këtë zbulim teksa përpiqeshin të studionin një sëmundje t quajtur Neurofibromatis Tip 1, një sëmundje gjenetike e rrallë që shkakton rritje të tumoreve tek nervat.

 Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras