3 mite për diabetin që duhet të ndaloni së besuari

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i njerëzve me diabet në të gjithë botën është 422 milionë. Mes viteve 1980-2014, ky numër thuajse është dyfishuar. Por, pavarësisht përhapjes së madhe të kësaj sëmundjeje, ajo shpesh keqkuptohet. Ja disa janë disa nga keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me diabetin.

  Diabeti është thjesht një çrregullim i pankreasit

Diabeti vërtetë prek pankreasin, por kjo nuk do të thotë se duhet menduar si një sëmundje që fillon nga qafa e poshtë. Nëse do ta shihnim në këtë pikëpamje, do të humbnim ndikimin psikologjik të të jetuarit me këtë sëmundje. Që në fakt është shumë i madh. Ashtu si sëmundje të tjera kronike, edhe njerëzit me diabet rrezikojnë të preken nga depresioni. Të qenët me diabet ndikon edhe tek shëndeti mendor. Studime të ndryshme kanë treguar se diabeti mund të pengojë aftësitë për të menduar qartë, për t’u fokusuar dhe rikthyer në memorie kujtime të ndryshme.

Diabeti ndikon edhe në proceset e tjera të trurit, si për shembull mënyra se si i zgjedhim ushqimet. Kjo shpjegon edhe faktin përse njerëzit që vuajnë nga diabeti e kanë të vështirë të ndjekin këshilla shëndetësore, pavarësisht sa shpesh ua kanë thënë.

Vetëm njerëzit mbipeshë ose obezë preken nga diabeti

Ka një lidhje të fortë mes diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, por kjo nuk do të thotë se çdokush që vuan nga diabeti është edhe mbipeshë ose obez. Apo e kundërta, jo të gjithë ata që janë mbipeshë ose obezë do të preken nga diabeti.

Megjithatë, ata janë 5 herë më të rrezikuar se njerëzit me peshë normale që të preken nga kjo sëmundje.

Ndërsa diabeti i tipit 1 nuk lidhet me obezitetin Ai konsiderohet si një çrregullim autoimunitar që do të thotë se vet sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas.

Duhet të injektoni insulinë rregullisht

Diabeti i tipit 1 kërkon terapinë me insulinë, megjithatë mund të merret duke përdorur pompat e insulinë. Këto pajisje zvogëlojnë nevojën për ta injektuar insulinën rregullisht. Kështu peronat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 mund të shmangin stigmat sociale të lidhura me injektimin e insulinës në publik.

Ndërsa për diabetin e tipit 2 dhe atë gestational (që zhvillohet gjatë shtatzënisë) ka një sërë trajtimesh, duke filluar nga ndryshimi i mënyrës së jetesës, nëse është në fazat e para, deri tek menaxhimi me anë të ilaçeve, si metformina.

Nëse diabeti përparon me kalimin e moshës ose gjatë shtatzënisë, mund të lindë nevoja për insulinë ose kombinim të ilaçeve.

Burimi: Busines Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni