Shoqata e Diabetit: Rimbursim dhe organizim të shërbimit për pacientët me diabet

Denisa Canameti

Diabeti, vetëm për vitin e fundit ishte sëmundja që merrte më tepër nga buxheti i fondit të sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor, gati 20 % të buxhetit dhe po të shikojmë këtë pjesë që zë diabeti dhe sa vend zë ai pastaj në listën e rimbursimit dhe kërkesat e vazhdueshme që ne kemi bërë prej vitesh për rimbursimin e fijeve, për futjen e medikamenteve të reja, të cilat nuk janë përfshirë, pavarësisht se paraqiten si suksese, futja e medikamentit të dytë të të njëjtit grup, i medikamentit të tretë i të njëjtit grup, kjo nuk është një risi e vërtetë. (“E drejta për risitë”, Pika 10 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

Pjesa e parë është për sa i takon pjesës së rimbursimit, pra duke përfshirë që nga fijet, aget, lancetat dhe për të vazhduar pastaj me medikamentet e mirëfillta ku ai që duhet përmendur në radhë të parë është glukagoni, i cili është një medikament që siguron cilësinë e jetës së fëmijëve me diabet, por siguron edhe një mbijetesë të madhe ndaj hipoglicemive.

Pavarësisht se vazhdimisht është bërë si kërkesë, as në projektbuxhetin e Qendrës Spitalore Universitare dhe as Ministrinë e Shëndetësisë, nuk është përfshirë. (“E drejta për marrjen e pëlqimit”,  “E drejta për shmangien e dhimbjeve të panevojshme”, Pika 4 dhe 11 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

Pjesa e dytë ka të bëjë me organizimet e shërbimeve të ofruara për pacientët me diabet, ku, është

këmba diabetike që është bërë gangrenë e mirëfilltë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Shërbimin e endokrinologjisë dhe pacientët me diabet, në radhë të parë, po bëhen si një top futbolli, që po hidhen sa te Spitali i Traumës, sa te Seantoriumi, pa iu dhënë një zgjidhje e mirëfilltë. (“E drejta për siguri”, “E drejta për shmangien e dhimbjeve të panevojshme”, Pika 9 dhe 11 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve).

Pjesa e tretë është pjesa e ritinopatisë diabetike, e cila po fillon të bëhet një problem i madh, sepse po shtohen rastet e të sëmurëve me probleme të shikimit te diabetikët dhe për sa i takon shërbimit shtetëror –publik nuk i ofron shumë zgjidhje në këtë drejtim. Ne e ngremë si problem këtë pjesë që të shikohet me përparësi, sepse, ashtu siç i kushtohet vëmendje pjesës  kardiovaskulare, të mos harrojmë që 70% e të sëmurëve me diabet kanë probleme kardiovaskulare, pra tek ajo pjesë që shkojnë në hemodinamikë, një pjesë e mirë janë edhe të  sëmurët diabetikë.

Ashtu siç dëmtohet zemra dhe enët e gjakut, dëmtohet edhe syri, dëmtohet edhe veshka. Ndaj duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe kësaj pjese. Pjesa tjetër që doja të ngrija si problem, është nuk e di sa është përcaktuar në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka të bëjë me edukimin në vazhdim, sepse ne deri më sot, si shoqatë kemi ofruar një edukim në vazhdim të personelit mjekësor dhe të personave me diabet pa pasur asnjë lloj ndihme, përkundrazi, ne i kemi ofruar ndihmën tonë Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit etj., etj.. (“E drejta për siguri”, “E drejta për shmangien e dhimbjeve të panevojshme”, Pika 9 dhe 11 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve).

A ka një fond të miratuar për edukimin në vazhdim? Dhe si përdoret ky fond? Ne deri më sot nuk kemi pare  asnjë efekt në këtë drejtim, çdo gjë për personelin mjekësor e kemi ofruar falas edukimin në vazhdim, por është Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse edhe për procesin e akreditimit, që ashtu siç iu kërkon llogari, duhet  edhe t’i ofrojë mundësi personelit mjekësor. (“E drejta për informacion”, Pika 3 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)

Shëndetësia është mjekim, por, në radhë të parë, është parandalim dhe 1 lekë i hedhur në parandalim, kursen 3 lekë për sa i takon mjekimit, prandaj e mbështes shumë fort. (“E drejta për masa parandaluese”, Pika 1 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve)./ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm