Ende në gjendje të rëndë, mjeku Tefik Zhurda dërgohet në Itali për mjekim

Është nisur drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili tentoi vetëvrasjen pas operacionit fatal, ku ndërroi jetë 16-vjeçarja Blerta Pepa.

Spitali Universitar i Traumës bën me dije që paraditen e martës, 23 maj 2017, se mjeku anestezist u nis me një charter sanitar drejt Perugia në Itali, në spitalin Santa Maria ku do të vijoi trajtimin.

Mjeku vijon në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është transportuar i intubuar.

Për më shumë se një javë, mjeku anestezist qëndroi në gjendje kome në Spitalin Universitar të Traumës.

Tefik Zhurda injektoi anestezi dhe qetësues të rëndë, pasi pacientja e tij ndërroi jetë në sallën e operacionit pas komplikacionit të shfaqur nga hipertermia malinje.

Burimi: Ora News

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet