Antibiotikët po humbasin efektin

Të gjithë pacientët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos përdorin antibiotikë pa konsultën e mjekut në rastet kur nuk është e nevojshme përdorimi i tyre. Kështu shprehet për gazetën “Shëndet+” infeksionisti Arben Pilaca. I përmendur shpesh si një problem, sidomos kohët e fundit, Pilaca thotë se edhe mjekët specialistë duhet të tregohen më të rregullt në përdorimin e tyre. Ai përmend gjithashtu si problem mangësitë që kanë laboratorët, si dhe zbatimi i protokollit.

Arben PilacaDoktor, kur duhet përdorur një antibiotik?

Antibiotiku nga vetë terminologjia (anti-bio) është antagonist i gjallesave të vogla. Deri tani antibiotiku është përkthyer si antibakter, pra, vrasës i baktereve. Por në këtë familje bënë pjesë edhe kundërshtarët e gjallesave të tjera, si të viruseve apo parazitëve. Përvoja për përdorimin e antibiotikut është pothuajse njëshekullore. Kemi një përdorim masiv të përdorimit të tyre. Nuk besoj të ketë person që mos ta ketë përdorur një herë në jetën e tij antibiotikun, i cili, duhet të themi patjetër se është një revolucion në mjekësi, pasi me të janë mjekuar sëmundje të dëshpëruara.

Po ngrihet problemi i përdorimit masiv të tij…

Po. Në fakt, duhet të theksoj se përdorimi masiv ka sjellë dy probleme: përdorimi i antibiotikut në kohën kur ai nuk duhet dhe dozat e mëdha të përdorimit. Ky shqetësim nuk është vetëm për Shqipërinë, por është global. Ne duhet t’i trajtojmë me më tepër kujdes antibiotikët, pra, me më tepër profesionalizëm. Nga përdorimi i tepërt do të vijë një moment që antibiotiku të mos bëjë efekt. Në fakt, vitet e fundit ka formula prodhimi të reja për antibiotikët. Sigurisht ka përpjekje, por nuk janë aq ritmike sa vitet e fillimit.

Antibiotiku duhet të përdoret në kohën e duhur. Ky është shqetësimi që kemi ne si mjek. Ka përpjekje nga ana e qeverisë apo organizatave të ndryshme për mënyrën e përdorimit të antibiotikut, por kjo fushatë duhet të merret me më shumë seriozitet.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor