Përfundojnë në spital 11 punonjëse të një fabrike këpucësh

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në spitalin e Fushë-Krujës janë paraqitur 11 shtetase me komplikacione shendetësore (marrje mendsh, gjendje të fikti), të cilat janë punonjëse të fabrikës së këpucëve në Fushë-Krujë.

Këto shtetase, gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndjerë mirë. Menjëherë janë dërguar në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës ajo që i ka shkaktuar probleme punonjëseve.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim